AKTUALITET /

Dosja “Hajrulla”/ Leje pa të drejtë page për të trafikuar drogë, kush ia paguante “SKY” policit Rezart Kuçi?!

Oficerit të Policisë së Shtetit Rezart Kupit, ia paguante tarifën e telefonit sky ecc shtetasi Ervis Matodashaj, ky i fundit i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes për goditjen e grupit kriminal të Inez Hajrullës.

Shkruar nga Versus
Dosja “Hajrulla”/ Leje pa të drejtë page për të
I forti i Vlorës, Inez Hajrulla dhe ish-drejtuesi policor, Rezart Kuçi

Oficerit të Policisë së Shtetit Rezart Kuçit, ia paguante tarifën e telefonit sky ecc shtetasi Ervis Matodashaj, ky i fundit i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes për goditjen e grupit kriminal të Inez Hajrullës.

Në dosjen hetimrore përfshihen implikimet e tij, në dhënie informacionesh, qoka kundrejt pagesave dhe angazhime të drejtëpërdrejta në trafikim të narkotikëve e gjithashtu disa nga episodet kryesore të trafikimit të drogës dhe kapjet e tyre në disa shtete.

Pjesë nga dosja: 

REZART KUÇI: Fol icik me atë të sky se më mbyllet sot

ERVIS MATODASHAJ: Po i shkruajta

Dhe Matodashaj i dërgon mesazhin që I ka nisur një kontakti të regjistruar me emrin

“SERVISI”: O vlla më bëj një ofertë 6 mujore të të nis lekët me fugon se jam në Vlorë

SERVISI: 5 minuta është gati

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se personi nën hetim Rezart Kuçi, në cilësinë e OPGJ/shef krimesh, ka krijuar marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi me shtetasin Ervis Matodashaj, i cili është i përfshirë në aktivitet kriminal. Në kuadër të kësaj marrëdhënie, personi nën hetim Ervis Matodashaj, ka kryer pagesën në vlerën 1200 euro, për rimbushjen e llogarisë të Rezart Kuçi, në aplikacionin e enkriptuar Sky EÇ. Pagesa është kryer në funksion të përdorimit të këtij aplikacioni për komunikim të fshehtë, të lidhura me veprimtari kriminale.

SPAK thotë se Kuçi ka pranuar përfitimin pasuror dhe e ka përdorur mjetin e komunikimit për shkëmbim informacioni me personat e përfshirë në aktivitet kriminal, dhe është i lidhur drejtëpërdrejt me funksionin e tij si shef krimesh.

Një mesazh i datës 11 janar 2021, tregon qartë precedentin e rëndë të implikimit të punonjësit të Policisë së Shtetit në krim.

Pjesë nga dosja: 

REZART KUÇI: U shkëmbeva me audin. Prandaj

ERVIS MATODASHAJ: Me kë aud vlla

REZART KUÇI: Me atë audin për atentat, që mban ti. Me targa angleze.

Në analizë të kësaj bisede, Rezart Kuçi pohon se ka dijeni që Ervis Matodashaj ka një automjet, të markës "Audi", me targa angleze dhe është në dijeni që ky automjet është i destinuar për "atentat". Në këtë mënyrë ai me mosveprimet e tij ka kontribuar duke patur një rol mbështetës ndaj aktivitetit kriminal të Ervis Matodashaj

Rreth një muaj më vonë Kuçi e njofton Matodashajn për një operacion policor dhe se si duhet të sillet.

REZART KUÇI: Ik që aty o budall. Se më kanë dhonë urdhër me ardh me ju mor. Hahahahaha... Çdo ti aty? Është alarmu gjithë dynjaja. Vk, se merrem unë po vi aty. Ai boti flet gjë po e pyeta unë… Rri serioz kur të vi unë. Ka dhënë urdhër i madhi. Mos e ça k*rin, se e kam unë situatën në dorë, kujdes rrini serioz mos jepni të njofme. Ik direkt tek shpia jote mos rri rrugëve. Ik në shpi, jo këtu poshtë.

Kuçi rezulton i përfshirë edhe në trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me Arben Memishajn dhe një person që identifikohet me inicialet RL. Droga do transportohej në linjën detare Marok-Spanjë. Në Spanjë ata kishin siguruar dhe magazinuar një gomone rreth 8 metra të gjatë për trasnportimin e driogës. Në të njëjtin vend ishte magazinuar edhe sasia e lëndës narkotike që është sekuestruar nga autoritetet policore gjermane. Kuçi aktivizohet personalisht në sigurimin e gomones për të trafikuar drogë dhe shkëmben mesazhe me një person të paidentifikuar.

REZART KUÇI: Ke mundësi të gjesh një mjet të madh për punë të forta. Se kam një linjë super që punon gjithë kohës. Jo aty në Shqipëri

BOG8VA: Po e gjejmë. Pilotin e ke ti, dhe për ku, Itali apo Turqi?

REZART KUÇI: Jo jo, këndej nga krahu tjetër. Pyet e më thuaj. Mjet të madh. Jo nga ata me dy motor, 10 metrorshit. Kam një super kontakt këtu në Spanjë. Shiko pyet me terezi.Po pate... Ta fus në punë e të lë dhe çik hapsirë në ngarkesë. Do ngelesh shumë i kënaqur. S’besoj të kesh parë punë si kjo ndonjëherë. Pilota ka,sështë problem, i gjej vet.

Më pas ai e pyet se ku ndodhet dhe Rezarti konfirmon se ndodhet në Spanjë. Rezarti shprehet se është i interesuar për gomonen dhe të jetë me përmasa të mëdha, pasi është gati për të transportuar rreth 3-4 ton lëndë narkotike e llojit cannabis, duke ju referuar si "çokollatë"

Po në datën 02.10.2020, Rezart Kuçi komunikon me Arben Memishaj ku flasin për gomonen, ngarkesën e drogës, dhe një muaj vonesë nga sa e kishin parashikuar ta transportonin.

Më 14 tetor 2020, përfundimisht zgjidhet çështja e gomones dhe parkingut të saj në Marok. Targat dhe dokumentat e gomones janë false. Më 10 nëntor të të njëjtit vit gomonia që mban 5 ton niset me kamion dhe në darkë futet në traget drejt destinacionit ku diskutohet ti vihen pajisje gjurmuese./Versus.al

Poll