AKTUALITET /

Dosja “Partizani”, Kushtetuesja gjen shkelje, pranon kërkesën e studios ligjore

Bëhet fjalë për pranimin e kërkesës së studios ligjore "Pustina" për cënimin e paprekshmërisë së banesës.

Shkruar nga Versus
Dosja “Partizani”, Kushtetuesja gjen shkelje, pranon
Sali Berisha

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke pranuar pjesërisht kërkesën dhe konstatuar cënimin e të drejtës së kërkueses për paprekshmërinë e banesës.

Kujtojmë se SPAK ka kryer sekuestrime të dokumentave shkresore dhe të kompjuterave të “Studio Pustina” gjatë hetimeve për dosjen “Partizani” ku i pandehur është marrë edhe kryetari i PD Sali Berisha, dhëndërri i tij Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Dosja ka kaluar për gjykim mes kontestimeve në GJKKO, ndërsa seanca e parë u shty për shkak se palët nuk ishin njoftuar sipas ligjit.

Dosja “Partizani”, Kushtetuesja gjen shkelje, pranon
Njoftimi i Gjykatës së Lartë

Berisha nuk u paraqit në seancën e djeshme me pretendimin se nuk ishte njoftuar në kohën e duhur. Ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i cili është njëri mes 5 të pandehurve së bashku me kreun e PD, foli për mediat jashtë GJKKO ku deklaroi se SPAK nuk guxon të thërrasë Ramën si dëshmitar. Sipas Malltezit, Rama gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak ka hedhur 8 firma edhe për ndërrimin e destinacionit, ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha pretendoi se nuk ka asnjë firmë. Versus.al

Poll