AKTUALITET /

Dosja “Toyota Yaris”, SPAK kërkon 4 vite burg për Zarkën! Ish-kryeprokurori i Vlorës merr gjykim të shkurtuar

Shkruar nga Versus

Dosja “Toyota Yaris”, SPAK kërkon 4 vite burg për

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të Aurel Zarkës, ish-kryeprokurorit të Vlorës të akuzuar për ndërhyrje në dosjen “Toyota Yaris”.

Zarka ka pranuar gjykimin e shkurtuar për këtë çështje kështu që në rast se Gjykata e Posaçme e gjen fajtor, Zarka përfiton uljen e 1/3-ës të dënimit duke u dënuar me 3 vite burg.

Në seancën e mbajtur sot, vet ëish-kryeprokurori i Vlorës nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati i tij, ndërsa prokurori i posaçëm Klodian Braho lexoi përfundimet e hetimeve të SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Aurel Zarka ka përdorur aplikacionin “Sky Ecc” që mundësonte komunikime të fshehta ku është provuar se ka kërkuar vlera monetare për të ndërhyrë një çështje dhe për favorizim në dosjen “Toyota Yaris” në bashkëpunim me Radovan Çelën, avokatin e Elvis Vladit njërit prej të dënuarve për këtë çështje.

“Nga hetimet ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga përdoruesit e Sky ECC, që mundësonte komunikime të fshehta. Ka rezultuar e provuar se ka kërkuar vlera monetare për një çështje në Prokurorinë e Vlorës. Është provuar se ka kërkuar vlera monetare për favorizimin e një tjetër çështje, në bashkëpunim me Radovan Çela.

Oficerja e policisë gjyqësore Daupaj mori 10 mijë euro në mënyrë që të ushtronin ndikim te Elisabeta Imeraj për të zbutur masën e sigurisë. Astrit dhe Radovan Çela i kanë dhënë 50 mijë euro Erjona Daupajt për t’ia dhënë shtetases Elisabeta Imeraj që të ndikonte më pas te punonjës të gjykatës së Tiranës,” tha prokurori Braho.

SPAK kërkon që Zarka të shpallet fajtor për katër vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim , “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: