Në datat 08–12 dhjetor 2020, përgjimet e aplikacionit të enkriptuar SkyECC zbulojnë një sërë përplasjesh të ashpra mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt, dy pjesëtarë kyç të rrjetit kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Bisedat e përgjuara hedhin dritë mbi mungesën e besimit, tensionet për pagesat dhe rolin e shtetasit Ervin Zeqiri (me pseudonimin "Harley Davidson"), nga i cili kishin marrë drogën pa e shlyer ende.
Në një nga mesazhet e dërguara nga Ervini (“Harley Davidson”), ai shprehet:“Po rrejn se përdorin leket” dhe më tej shton: “Po u bo 3 muj mo.”
Kjo tregon qartë se dërguesit e drogës kanë humbur durimin dhe kërkojnë shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve financiare.
Orgesi i dërgon mesazh Emrit dhe i kërkon që të niset menjëherë për Durrës për të zgjidhur çështjen:
“Po nisu për Durrës... leje punën 1 ditë... do shkojmë te burri huj... se s’du probleme... a e kupton?”
Por tensioni kulmon më 10 dhjetor 2020, ora 21:59, kur Emri i dërgon një audio mesazh të ndezur Orgesit, duke reaguar ndaj presionit dhe duke e akuzuar se po e fyente:
“A ngjove?!! Mos ofendo mo po të them, se mallin këtu e ke, s’ta ka shitë njeri, hajde merre mallin mrapsht, edhe lekët bile ti jap. Mos ofendo mo, se mos kujto se jam vetë o shok, se kam katërqind kushri, pesëqind kushri kam unë, nuk iki gjakhupës unë, ashtu me më vra njeri o shoku jem. Uji i zi del me më prek njeri o shok, mos u merr me mu se s’jam nga Kavaja unë!”- i thotë Emri.
Në këtë deklaratë, Emri përpiqet të ruajë dinjitetin dhe pozicionin e tij në grup, duke përdorur referencën “s’jam nga Kavaja une” si një shprehje që nënkupton se ai nuk është person që do nëpërkëmbet apo frikësohet.
Orgesi, në përgjigje, reagon me përbuzje dhe nuk e merr seriozisht numrin e “kushrinjve” të përmendur nga Emri:
“Po me ropp shpieee... As nuk ma han k*ri fare... po 5 mij kushri me pas ti... faaaaareee... më trego ti mu kushurit... Po të jesh burr vjen këtu... se s’ke pikë burrnie... më trego ti mu ku e ke mallin këtu!”- i thotë Orgesi.

Bisedat vijojnë edhe më 12 dhjetor, ku Orgesi e konfronton sërish Emrin për 20 ditët që kanë kaluar pa u shlyer borxhi, duke e akuzuar për vonesë dhe i kërkon llogari për sasitë që ka ende pa shpërndarë:
“Me ke thënë 20 ditë do të bij lekët... kush ka qenë arsyeja që s’i ke pru? Ma shpjegon pak?”
“Ke 10 ditë që e ke bërë, apo jo, që të thashë unë ‘ik mer përzihesh në fogga’... ke akoma 13 gjysma... që do të thotë 6 kile e gjys të bëra...”
Nga bisedat del qartë se Orgesi ka rolin e mbikëqyrësit financiar dhe operativ të ngarkesave, ndërsa Emri shihet si bashkëpunëtor në terren, me detyra më të ulëta hierarkike. Përplasja e tyre përfaqëson tensionet e brendshme të rrjetit, mungesën e besimit dhe frikën nga humbja e kontrollit mbi paratë dhe mallin. Versus.al