AKTUALITET /

Durrës/ 6 shoferë të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dy tentuan të korruptonin policinë

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë fundjavës janë vënë në pranga pesë drejtues automjetesh që qarkullonin nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, ndërsa një tjetër është arrestuar në një rast të veçantë.

Shkruar nga Versus
Durrës/ 6 shoferë të arrestuar për drejtim mjeti në
Pamje nga aksioni

Shkon në gjashtë numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar në Durrës për drejtim mjeti në gjendje të dehur, gjatë kontrolleve të shtuara të Policisë Rrugore në kuadër të planit të masave “Fundjava”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë fundjavës janë vënë në pranga pesë drejtues automjetesh që qarkullonin nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, ndërsa një tjetër është arrestuar në një rast të veçantë.

Dy prej tyre, shtetasit N. N. dhe H. M., kanë tentuar të shmangin testimin e alkoolit dhe arrestimin duke ofruar shuma parash për punonjësit e Policisë Rrugore.

Nga testimi me alkooltestues rezultoi se shtetasi N. N. drejtonte automjetin me nivel alkooli 1.62 mg/l, ndërsa H. M. me 1.57 mg/l.

Gjatë monitorimeve intensive, u arrestuan gjithashtu shtetasja D. M., e cila drejtonte mjetin me 1.22 mg/l alkool në gjak, si dhe shtetasi D. Ç., te i cili u konstatua niveli 2.21 mg/l. Po ashtu, në rrugën “Hysen Kertusha” u arrestua shtetasi R. D., i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke u bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të mos drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit./Versus.al

Tags:

alkool polici

Poll