AKTUALITET /

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për të plagosur

Policia ndodhet në vendi e ngjarjes dhe pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për

Një atentat me armë zjarri është shënuar në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Burime për Versus.al thonë se dy persona janë qëlluar me armë pranë gjimnazit "Petro Nini Luaras", pranë liqenit.

Deri më tani raportohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri ka qëlluar me armë zjarri. Personat e përfshirë në konflikt janë larguar me 4 makina. Automjetet janë identifikuar nga policia.

Sipas informacioneve mediatike, të dy kanë mbetur të plagosur, megjithatë në një njoftim paraprak policia thotë se një person ka qëlluar në ajër pas një konflikti të çastit.

Njoftimi i policisë:

Informacion tërësisht paraprak.

Ka ardh një telefonatë për të shtëna me armë te Liqeni kanë shkuar shërbimet për ta verifikuar. Paraprakisht dyshohet për një konflikt çasti,  ku njëri dyshohet se  ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Deri tani s’ka informacion për persona të plagosur me armë zjarri. Policia në terren po kryenin verifikimet. /Versus.al/

Tags:

arme tirane

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: