AKTUALITET /

E kishin kthyer apartamentin në Durrës në ‘fole’ prostit*cioni, arrestohen dy vajza nga Venezuela dhe Kolumbia!

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë, dhe A. A., 24 vjeçe, banuese në Kolumbi.

Shkruar nga Versus
E kishin kthyer apartamentin në Durrës në ‘fole’
Pamje nga operacioni

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy shtetase të huaja, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament ku ushtrohej prostitucioni.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë, dhe A. A., 24 vjeçe, banuese në Kolumbi. Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T.

Policia ka sekuestruar një shumë parash, e cila dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i prostitucionit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Hetime intensive në vijim dhe kontrolle në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “STORM 7”.

Zbulohet në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.           

Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset e huaja që e kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, për një periudhë trejavore, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “STORM 7”. 

Si rezultat i hetimeve:

-u zbulua në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion;

-u arrestuan në flagrancë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe A. A., 24 vjeçe,  banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Versus.al

Poll