Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve në kopshtin e Gramshit, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’.
ISHP ka konfirmuar rastet pas analizave laboratorike, ndërkohë që dyshohet se burimi i infeksionit është ushqimi i konsumuar në kopsht. AKU ka nisur hetimet dhe po analizon mostrat e produkteve ushqimore, me fokus mishin e pulës dhe vezët, që janë burime të zakonshme të këtij bakterit.
Në Gramsh ndodhet tashmë një grup epidemiologësh dhe inspektorësh të cilët po punojnë për gjurmimin e origjinës dhe marrjen e masave parandaluese. Autoritetet pritet të dalin me një përfundim zyrtar në ditët në vijim.







