AKTUALITET /

Akuzohen për shkelje në tendera, SPAK çon për gjykim 6 ish-zyrtarë të ARRSH (EMRAT)

Tenderi për të cilin akuzohen ish-zyrtarët lidhet me ndërtimin e një segmenti në aksin e Unazës së Re të Tiranës.

Shkruar nga Versus

Akuzohen për shkelje në tendera, SPAK çon për gjykim 6

Prokuroria e posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për gjashtë ish-zyrtarë të ARRSH-së të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Bëhet fjalë për ish-zyrtarët:

Arbër Troka

Miranda Shkurti

Nikollaq Mihalli

Erion Zemanaj

Almir Hoxhaj

Admir Pahumi.

Të gjithë akuzohen se kanë kryer shkelje proceduriale sa i takon tenderimit të një segmenti në Unazën e Re. Ndaj tyre rëndon akuza për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë". Bëhet fjalë për një tender me fond limit 22 milionë euro për ndërtimin e një segmenti në Unazën e Re.

Tashmë pritet vendimi i gjykatës së posaçme nëse do ta kalojë për gjykim dosjen, do ta kthejë për plotësim hetimesh, apo do ta pushojë çështjen. Versus.al

Poll