Mes të pandehurve në dosjen e Veliajt për të cilët zhvillohet sot seanca e 4 në themel është edhe ish-deputetja Klotilda Bushka. Së fundmi avokati i saj, Henrik Ligori ka kërkuar që çështja ndaj Bushkës të kalojë në gjykatën e Tiranës me argumentin se ajo nuk është më deputete.
“Kemi kundërshtuar akuzën. Kemi kërkuar pushimin e akuzës për klienten time. Ka dy probleme. Kërkesa e dytë, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe deklarim të mos kopetencës për këtë çështje. Dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Klotilda Bushka nuk është më deputete dhe gjykatës i mungon kompetenca”- është shprehur Ligori.
Gjithashtu edhe Dritan Jahja, avokati i të pandehurit Mirton Likaj me shoqërinë Lani Sh.p.k ka pretenduar se GJKKO nuk është kompetente për ta vijuar gjykimin dhe kërkoi që çështja e klientit të tij të kalojë në gjykatën e Tiranës. Versus.al


