Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku dy vajza përmes një telefonate kanë arritur të marrin një shumë prej 10 milion lekësh. Dy shtetaset janë shtirur si vajzat e 55 vjeçares dhe e kanë mashtruar atë duke i marrë një sasi të madhe parash.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetaset Sh. T., 36 vjeçe dhe Xh. T., 32 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Procedimi penal nisi pas kallëzimit të shtetases F. Gj., 55 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se këto shtetase e kanë mashtruar nëpërmjet telefonit duke u prezantuar si vajzat e saj dhe i kanë marrë një shumë prej rreth 1 000 000 lekësh. /Versus.al/







