Pezullohet nga detyra një gjyqtar i Vlorës, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit e rikthen në shkollë “me detyrim përcaktim”. Ky ka qenë fati i Laurent Fuçisë, i cili këtë të enjte është pezulluar nga funksionet nga KPA-ja. Fuçia, sipas KPA-së, duhet të rikthehet për një vit në shkollën e Magjistraturës.
Vendimi i marrë sot, rrëzon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke rikthyer në shkollë gjyqtarin e Vlorës.
Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë nga KPK më 8 mars 2023, pasi u konkludua se kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa për mangësitë në aspektin profesional asajkohe u çmua se nuk mund të konsideroheshin serioze dhe as të përsëritursa në mënyrë të vazhdueshme. Për rrjedhojë, në vlerësimin tërësor të kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale, në përfundim u konkludua se Fuçia është i aftë profesionalisht.
Por përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Komisioneri Publik vlerësuan dhe kërkuan në KPA rishikim gjyqësor për të gjithë shtyllën e vlerësimit të aftësive profesionale, gjë që këtë të enjte mori formën e prerë: Laurent Fuçia edhe 1 vit në shkollë.







