AKTUALITET /

E rëndë/ 12-vjeçarja p*rdhunohet nga i moshuari dhe mbetet shtatzënë!

Shkruar nga Versus

E rëndë/ 12-vjeçarja p*rdhunohet nga i moshuari dhe mbetet

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme në fshatin Piskupat të Pogradecit. Një e mitur 12 vjeçare, pas vizitës mjekësore në spitalin e Korçës, rezultoi se ishte shtatzënë

Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

I moshuari ka kryer marrëdhënie me të miturën në banesën e tij. Priten detaje të tjera në vijim.

Poll