
Policia e Elbasanit ka nisur procedim penal ndaj dy të miturve, të moshës 14 vjeç, të cilët dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme ndaj një vajze 12-vjeçare dhe më pas kanë publikuar videot në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit zyrtar, materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vijimin e hetimeve dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-dy 14-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme, me një 12 vjeçare dhe i kanë postuar këto video, në rrjete sociale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Versus.al







