AKTUALITET /

E rëndë në Greqi/ 14 vjeçarja shqiptare shtatzënë rr*het br*talisht nga e ëma e saj

Nëna 54-vjeçare u arrestua për lëndime të rënda trupore dhe dhunë në familje - 14-vjeçarja tani është e shtruar në spital në Spitalin e Fëmijëve pas urdhrit të prokurorit.

Shkruar nga Versus
E rëndë në Greqi/ 14 vjeçarja shqiptare
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Menidi, Greqi.

Një 14 vjeçare nga Shqipëria shkruajnë mediat helene e cila ishte shtatzënë është rrahur brutalisht nga nënë e saj, dhunë e cila ka rezultuar më pas në abort spontan.

Më pas 14 vjeçarja është paraqitur në stacionin e policisë me fetusin në një qese për të treguar dhunën që ajo ka pasur nga e ëma e saj.

Po sipas mediave heleve ngjarja është zbuluar ditën e djeshme, 27 nëntor, kur oficerët e policisë arrestuan nënën e të miturës për lëndime të rënda trupore dhe dhunë në familje, pasi dyshohet se, për një arsye të panjohur deri më tani, e rrahu keq vajzën e saj të mitur shtatzënë, duke rezultuar në abort spontan të kësaj të fundit.

14 vjeçarja tani ndodhet në spital në Spitalin e Fëmijëve pas urdhrit të prokurorit./Versus.al

Poll