AKTUALITET /

E rëndë në Shkodër/ Vritet me thikë 15 vjeçari pas një sherri! Autori arratiset

I mituri ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Shkodër/ Vritet me thikë 15 vjeçari

Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” ku një 15 vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30.

I mituri Emiljano Gjoni është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti banal të viktimës me autorin. 

“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër”- thuhet në njoftimin zyrtar. 

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po merret me hetimin e pistave dhe kapjen e autorit i cili ia ka mbathur menjëherë pasi ka kryer krimin. Versus.al

 

 

Poll