
Një grua 59-vjeçare ka ndërruar jetë teksa ndodhej në det, në rrethana që ende mbeten të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, ajo është nxjerrë nga uji dhe është transportuar me urgjencë nga familjarët në spitalin e Vlorës, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete. Trupi i saj është dërguar më pas në morg për ekzaminime të mëtejshme.
Dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë një atak kardiak, por pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të sqarojë shkaqet e sakta./Versus.al







