AKTUALITET /

"Nuk prish provat", SPAK përfundoi hetimet, avokatët e Metës kërkesë për ta liruar nga burgu

Duke qenë se hetimet janë përfunduar dhe pritet që dosja të shqyrtohet nga GJKKO për të vendosur nëse do kalojë për gjykim, avokatët e Metës kanë kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë për të.

Shkruar nga Versus

"Nuk prish provat", SPAK përfundoi hetimet, avokatët e

Pasi u njohën me përfundimin e hetimeve për kreun e partisë së Lirisë, Ilir Meta, avokatët e tij me në krye Kujtim Cakranin kanë dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Në kërkesë thuhet se duke qenë se hetimet janë përfunduar, nuk ka domosdoshmëri për mbajtjen në paraburgim të kreut të partisë së Lirisë.

"Nuk ka kuptim procedurial mbajtja në burg e Ilir Metës sepse nuk mund të prishë më provat"- theksohet në kërkesën drejtuar GJKKO. 

Kujtojmë se ish-presidenti u arrestua më 21 tetor të vitit të kaluar teksa po hynte në Tiranë. Arrestimi i tij ngjalli shumë polemika për dhunën e ushtruar në mes të qytetarëve që ndodheshin në trafik. Ndaj Metës rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Të pandehur për dosjen hetimore të Metës janë marrë edhe ish-vjehrra e tij Fatime Kryemadhi e cila akuzohet për pastrim parash si dhe Ema Çoku e Pirro Xhixho si bashkëpunëtorë të ish-çiftit të politikanëve. Versus.al

 

Poll