AKTUALITET /

KRIMI MJEDISOR 2/ Aktivisti Ulrich Eichelmann zbulon dëmet që kompania e bitumit në Selenicë po i shkakton Vjosës

Organizata ndërkombëtare “River Watch”, e cila prej vitesh ndjek nga afër situatën e Vjosës, është rikthyer së fundmi në terren dhe ka konstatuar dëmtime të reja shqetësuese.

Shkruar nga Versus

KRIMI MJEDISOR 2/ Aktivisti Ulrich Eichelmann zbulon dëmet që kompania

Lumi i fundit i egër në Europë, Vjosa, po përballet sërish me një krizë mjedisore. Aktivistë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë ngritur alarmin për ndotjen e vazhdueshme që po shkatërron jo vetëm ujin, por edhe faunën e lumit.

Organizata ndërkombëtare “River Watch”, e cila prej vitesh ndjek nga afër situatën e Vjosës, është rikthyer së fundmi në terren dhe ka konstatuar dëmtime të reja shqetësuese.

Këtë herë, vëmendja është përqendruar te ndotja që buron nga një kompani e përpunimit të bitumit në Selenicë.

Sipas raportimeve, mbetjet e kësaj industrie po derdhen në mënyrë të pakontrolluar në rrjedhën e lumit, duke ndikuar rëndë në ekosistemin e tij unik.

''Qeveria shqiptare thotë se shumë nga kërcënimet që përballon lumi Vjosa janë “probleme të vjetra”, por faktet janë: Problemet po vazhdojnë pa asnjë pasojë. Qeveria ka pasur vite në dispozicion për të vepruar. Ndotja po përkeqësohet. Dhe këto nuk janë thjesht probleme. Janë krime mjedisore. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare të: Të ndalojë ndotjen! Të zbatojë me përpikmëri mbrojtjen e parkut! Të angazhohet publikisht për zgjidhje të vërteta — me një afat konkret'' thuhet në deklaratë.

Ulrich Eichelmann, CEO i "River watch" gjatë një vizite në Selenicë, ka vërejtur nga afër dëmet serioze që po i shkaktohen lumit Vjosa.

Sipas tij, kjo kompani po ndërhyn drejtpërdrejt në shtatin e lumit, duke gërryer strukturën natyrore të tij dhe duke shkatërruar shtresën karakteristike të zhavorrit të bardhë, e cila është thelbësore për ekosistemin e Vjosës.

Në vend të saj, lumi po mbulohet nga balta, duke e bërë të pamundur jetesën e faunës ujore.

Përveç dëmit ekologjik, edhe banorët e zonës janë prekur drejtpërdrejt, pasi kanë humbur një nga plazhet natyrale të lumit që përdorej prej vitesh si vend pushimi e rekreacioni. 

"A e shihni baltën e bardhë? Ky është fundi origjinal, shtrati i lumit Vjosa. Atje ishin plazhet si 10 vjet më parë. Dhe pastaj ata e vendosën këtë shtresë sipër tij. Dhe një nga ndotësit kryesorë që përballemi edhe këtu. Është një depo për një zonë të afërt të minierave të asfaltit. Ata vendosin miliona ton këtu dhe e depozitojnë atë përgjatë brigjeve dhe në ish-fushat e përmbytjes së Vjosës, të cilat ishin plazhet e Selenicës ku njerëzit kalonin kohën duke notuar. Vjosa vjen këtu dhe kur ka përmbytje, ajo e gërryen materialin dhe e depoziton atë në shtratin e lumit. Pra, po e shndërron ekosistemin origjinal të zhavorrit të bardhë në një shtrat lumi të mbuluar me baltë. Kjo do të thotë që kjo baltë shkatërron dhe vret çdo jetë poshtë saj. Ky është një nga problemet kryesore që duhet të zgjidhet brenda menaxhimit të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër. Dhe ne duhet të bëjmë diçka kundër kësaj." shprehet në video Eichelmann. 

Në muajin qershor, u publikuan pamje tronditëse që tregonin ndotjen e ujërave të lumit Vjosë si pasojë e derdhjeve të mbetjeve nga vendburimi i naftës në Gorisht-Kocul, një zonë që ka funksionuar për më shumë se 60 vjet në industrinë e naftës.

Pas reagimeve të forta publike dhe presionit të mediave, kompania shtetërore Albpetrol deklaroi se ka nisur një plan masash për pastrimin e zonës dhe rehabilitimin e mjedisit përreth lumit.

Sipas deklaratës së tyre, prioritet i është dhënë mbrojtjes së ekosistemit dhe kthimit të zonës në gjendjen e saj natyrore.

Megjithatë, organizatat mjedisore dhe banorët vendas vijojnë të kërkojnë më shumë transparencë dhe veprime konkrete për të shmangur ndotje të ngjashme në të ardhmen.

Ata kërkojnë hetim të plotë mbi përgjegjësit e ndotjes dhe kanë nisur një thirrje publike për mbështetje ndërkombëtare, duke ftuar qytetarët të bashkohen në ushtrimin e presionit ndaj autoriteteve për të vepruar./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Save the Blue Heart of Europe (@blueheartrivers)

 

Poll