AKTUALITET /

Efektivi tentoi vetëvrasjen, ndërsa policia hesht, kush është Martin Mane? Djali i biznesmenit që u lirua brenda pak orësh

Shkruar nga Versus
Efektivi tentoi vetëvrasjen, ndërsa policia hesht, kush
Martin Mane dhe babai i tij biznesmeni Samir Mane

Martin Mane, djali i biznesmenit të njohur Samir Mane është vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të tentativës së një polici rrugor për t’u vetëvrarë një ditë pasi arrestoi të riun që përplasi 2 makina dhe nuk pranoi të bënte testin e alkoolit.

Djali i sipërmarrësit pretendoi se ndihej keq dhe pasi u transferuar në qeli, u transportua menjëherë në spital ndërsa ditën e nesërme, prokuroria e Tiranës e konsideroi arrestimin e tij të paligjshëm. AMP nisi kështu procedurat për hetimin ndaj oficerit të karrierës Azbi Spahiu, duke pretenduar se ky i fundit kishte kryer ekspertim të rremë. Spahiu konsiderohet si një ndër efektivët më me integritet në radhët e policisë.

Por kush është vetë Martin Mane, djali i një prej biznesmenëve më të njohur dhe më të pushtetshëm në Shqipëri, Samir Mane?

Për jetën e tij private nuk dihet shumë pasi i riu nuk ka preferuar të ekspozohet shumë në media. Ndërsa sa i takon formimit të tij profesional, vetë Samir Mane ka bërë me dije në një intervistë televizive se i biri është diplomuar për “Administrim Biznesi” në universitetin e Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një pjesë të formimit profesional e ka marrë në Londër ku është diplomuar në ciklin bachelor për degën “Menaxhimi i riskut financiar dhe investimeve”.

Sipas të dhënave që Martin Mane ka publikuar në faqet e tij zyrtare në internet, ai ka mbajtur më herët postin e këshilltarit në bordin e Balfin Group, ndërmarrjes të të atit. Ndërsa aktualisht rezulton se po merret me menaxhimin e një dege të kompanisë që është hapur në Nju Jork të SHBA-ve.

Efektivi tentoi vetëvrasjen, ndërsa policia hesht, kush

Emri i tij nuk rezulton i përfshirë në ngjarje të tjera të bujshme, përveçse një prej sherreve të raportuara në 2021-in, ku ai ndodhej në një tavolinë me njerëz VIP, mes të cilëve pati përplasje ku ishin të përfshirë djemtë e politikanit Tom Doshi.

Me rastin e fundit, emri i Martin Manes dhe babait të tij Samir Mane janë vendosur në qendër të vëmendjes dhe shumë organizata të shoqërisë civile u kanë kërkuar institucioneve të drejtësisë të hetojnë rastin e hedhjes së policit nga lartësia, nën dyshimin se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe në mesazhin që i kishte dërguar të birit i kishte shkruar se donin t’i prishnin karrierën me lojëra. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: