AKTUALITET /

EMRAT/ Dhunuan gardianin dhe tentuan t’i vendosin flakën qelisë, kush janë të paraburgosurit që u futen menjëherë në izolim

Dy të paraburgosur në burgun e Reçit dhunuan një gardian dhe shkaktuan dëme në qeli, ndërsa tentativa për zjarrvënie u parandalua në kohë; ata janë transferuar në “313” dhe ndodhen nën masa të rrepta sigurie.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Dhunuan gardianin dhe tentuan t’i vendosin flakën qelisë,

Një incident i rëndë është regjistruar në IEVP Reç, ku dy të paraburgosur kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, duke kundërshtuar autoritetin dhe duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e institucionit.

Sipas informacionit zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, autorët e ngjarjes janë Françesko Doçi dhe Ardian Gjoka, të cilët më herët ishin vendosur në regjim të veçuar pasi kishin dhunuar një tjetër të paraburgosur.

Gjatë incidentit të së dielës, ata kanë thyer derën e banjës dhe kanë dëmtuar sende të tjera në qeli.

Në momentin e ndërhyrjes së gardianëve për të rivendosur rendin, dy të paraburgosurit kanë kundërshtuar me dhunë, duke lënduar një prej punonjësve, i cili ka marrë dëmtime në pjesën e ballit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Situata u përshkallëzua edhe më tej kur njëri prej tyre tentoi t’i vendoste zjarrin një bombule gazi, por ndërhyrja e menjëhershme e stafit të sigurisë bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje edhe më të rëndë.

Pas neutralizimit, Doçi dhe Gjoka janë transferuar në ambientet e burgut “313”, në pritje për t’u dërguar në një institucion të sigurisë së lartë. Ndaj tyre janë marrë masa disiplinore, përfshirë izolim në regjim të veçantë për 3 muaj, si dhe është nisur procedim penal për tre vepra penale./Versus.al

Poll