AKTUALITET /

EMRAT/ Djali e dhunon, babai merr çiften dhe e plagos rëndë të birin. I plagosuri niset drejt Tiranës

Gjatë debatit mësohet se djali 50-vjeçar, Përparim Shkullaku, ka ushtruar dhunë ndaj babait 80-vjeçar, Agim Shkullaku.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Djali e dhunon, babai merr çiften dhe e plagos rëndë

Ngjarje e krim i rëndë brenda një familje në fshatin Stropckë të Pogradecit.

Burime nga policia thanë se, babai ka plagosur rëndë me çifte të birin.

Mes babait e djalit ka patur debate të forta për motive ende të pasqaruara.

Gjatë debatit mësohet se djali 47-vjeçar, Përparim Shkullaku, ka ushtruar dhunë ndaj babait 83-vjeçar, Agim Shkullaku.

EMRAT/ Djali e dhunon, babai merr çiften dhe e plagos rëndë
Arma e perdorur ne plagosje

E pas kësaj situate, 80-vjeçari ka marrë çiften dhe e ka qëlluar djalin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

Të dy kanë përfunduar në spital nën kontrollin e mjekëve.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 50-vjeçari i plagosuri pritet të niset drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

EMRAT/ Djali e dhunon, babai merr çiften dhe e plagos rëndë
Fshati Stopckë

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur  një konflikt familjar i  çastit  mes babait dhe djalit të  tij.

Shtetasi P. Sh., 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.

Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe  ka plagosu  djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë  shoqërimin e 83 vjeçarit  në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.

Grupi hetimor  në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Poll