AKTUALITET /

EMRAT/ Droga transportohej me mjete publike! Detaje nga megaoperacioni ndërkombëtar: 3 të arrestuar në Vlorë

Droga transportohej nga Vlora drejt Italisë dhe më pas shpërndahej në territor nga nigerianët që mbërrinin si emigrantë të paligjshëm.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Droga transportohej me mjete publike! Detaje nga megaoperacioni

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni antidrogë i zhvilluar mes Shqipërisë, Italisë dhe Spanjës ku u lëshuan 27 urdhra arresti, 20 prej të cilave “arrest me burg”.

Mësohet se në Vlorë janë arrestuar 3 shqiptarë, anëtarë të grupit kriminal që transportonte drogë në Romë që më pas shpërndahej në gjithë Evropën.

Në pranga kanë rënë: Anxhelo Ajazaj 27 vjeç, Klarens Dalipaj alias K. Dh., 30 vjeç dhe Xh. H., 30 vjeç. Gjithashtu edhe një person i identifikuar si Eurel Liçaj u zbulua të jetë pjesë e grupit kriminal, por aktualisht po vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës.

Hetimet kanë nisur në vitin 2019 nga prokuroria e Romës e cila zbuloi se grupi i strukturuar kriminal trafikonte kanabis drejt kryeqytetit italian ku më pas magazinohej në qendrat ku strehoheshin emigrantët e paligjshëm.

Prej Romës, më pas droga shpërndahej në të gjithë Evropën. Të arrestuarit, akuzohen për trafik droge, zhvatje, regjistrim fals dhe fshehje pasurie. Versus.al

Poll