AKTUALITET /

EMRAT/ Çfarë ndodhi gjatë natës në Pogradec, detaje nga plagosja

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Çfarë ndodhi gjatë natës në Pogradec, detaje

Një sherr mes të rinjëve në Pogradec përfundoi me një të plagosur dhe një të arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në shëtitore ku disa të rinj janë konfliktuar për arsye banale për pasojë një prej të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit.

I plagosuri mësohet se është identifikuar si Deni Silo dhe autori si Marin Çuli, të dy nga Pogradeci.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar dhe disa të rinjtë për ti pyetur në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i Policisë së Pogradecit:

Plagosi lehtë me mjet prerës një 24 vjeçar gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia identifikon dhe kap autorin e dyshuar të ngjarjes.

Rreth orës 22:20, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Ç., 24 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobta ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Poll