AKTUALITET /

EMRAT/ Gara për kreun e ri të SPAK, KLP cakton datën për intervistën me kandidatët

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Gara për kreun e ri të SPAK, KLP cakton datën për
Kandidatët për drejtimin e SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se ka filluar procedurat për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK dhe se intervistat me kandidatët do të zhvillohen më 11 dhjetor 2025, në orën 09:00.

Në fazën e dytë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vijojë me procesin e zgjedhjes së Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në garë janë regjistruar katër kandidatë, Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj, të gjithë pjesë e strukturës aktuale të SPAK. Mandati tre vjeçar i Altin Dumanit përfundoi dhe pritet që ai të largohet në 18 dhjetor.

Adnan Xholi – Shërben si prokuror pranë SPAK, shef i Seksionit të Krimit të Organizuar. U emërua për herë të parë në vitin 2004, ka një eksperiencë të gjatë në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Klodian Braho – Punon si prokuror në SPAK që nga themelimi i tij, aktualisht shef i Seksionit kundër Korrupsionit. Është emëruar prokuror në vitin 2007, ka përvojë shumë vjeçare në sistemin e drejtësisë.

Elvin Gokaj – Prokuror me përvojë të gjatë, pjesë e strukturës së SPAK. Ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Doloreza Musabelliu – Aktualisht është prokurore në SPAK, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka marrë pjesë në hetimin e dosjes së njohur “Plumbi i Artë”./Versus.al

Poll