AKTUALITET /

EMRAT/ Përleshje me thika në Tiranë, tre persona të plagosur, dy përfundojnë në polici

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Përleshje me thika në Tiranë, tre persona të

Tre persona janë plagosur me sende të forta si pasojë e një sherri në ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.

Policia sqaron se të plagosurit janë, Fredi Cecaj, Gentian Zogu dhe Serian Zogu të cilët ndodhen në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy të tjerë, Shemsi Hoxha dhe Klemend Hoxha, janë shoqëruar në komisariat.

Mësohet se ky konflikt ka ardhur për motive pronësie.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën "Thoma Koxhaj", janë konfliktuar dyshohet me  sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: