AKTUALITET /

EMRI/ Plumba armësh në Shkodër, plagoset një i ri, hetimet

Pas sulmit me armë ndaj një makine, të ndodhur ditën e djeshme, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Shkodrës.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Plumba armësh në Shkodër, plagoset një i ri, hetimet

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër.

Pas sulmit me armë ndaj një makine, të ndodhur ditën e djeshme, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Shkodrës.

Një person i identifikuar si Renaldo Kola, 29-vjeç mësohet se ka mbetur i plagosur nga disa plumba armësh.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Golemit, dhe i plagosuri po udhëtonte me një furgon kur ka mbetur i plagosur.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në fshatin "Golem", dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Poll