
Autoritetet shqiptare kanë marrë në dorëzim 26-vjeçarin Besmir Ajazi, i arrestuar në Greqi dhe ekstraduar në Shqipëri për t’u përballur me akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”.
Ngjarja për të cilën Ajazi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ndodhi në vitin 2023 në lagjen “Llukan Prifti”, ku ai plagosi rëndë me thikë disa herë një person tjetër, pas një konflikti mes tyre.
Pas arrestimit në Greqi, Ajazi u ekstradua dhe tani ndodhet në duart e drejtësisë shqiptare, ku ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Beratit.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
Plagosi rëndë, me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit me të, në Kuçovë, kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri, 26-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë.
Në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, ka plagosur rëndë, disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin E. B., gjatë një konflikti të çastit me të."







