AKTUALITET /

EMRI/ I akuzuar se siguroi kushtet për të vrarë vëllezërit Bami, ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i ka caktuar Krajës masën e sigurisë “arrest në burg” me vendim të datës 15 maj 2024.

Shkruar nga Versus
EMRI/ I akuzuar se siguroi kushtet për të vrarë
Durim dhe Valter Bami

Interpol Tirana ka njoftuar se është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë shtetasi Jozi Kraja, 37 vjeç, i lindur në Shkodër, i akuzuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) si pjesëtar i një grupi kriminal.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi u realizua pas koordinimit të veprimeve operacionale mes Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i ka caktuar Krajës masën e sigurisë “arrest në burg” me vendim të datës 15 maj 2024.

Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme dyshohet se, për një periudhë rreth katërvjeçare, nga dhjetori 2020 deri në maj 2024, Jozi Kraja ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve, Durim dhe Valter Bami./Versus.al

 

 

Tags:

jozi kraja

Poll