AKTUALITET /

EMRI/ I dënuar nga Gjykata e Posaçme, arrestohet i ish-zyrtari i kërkuar për shkelje të barazisë në tendera

Shkruar nga Versus

EMRI/ I dënuar nga Gjykata e Posaçme, arrestohet i ish-zyrtari i

Në tetor të 2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të dënonte me burg 10 zyrtarë të Bashkisë së Gramshit, të cilët janë shpallur fajtorë për abuzimet me tederat.

Ata janë shpallur fajtorë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.

Mes tyre ishte edhe Alban Rodhe.

Alban Rodhe, është dënuar me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Por duket se gjatë apelimit dënimi i tij është zbritur në 6 muaj burg.

Pikërisht për shkak të dënimit, Alban Rodhe është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

“Policia bëri të mundur kapjen e shtetasit në kërkim dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ndalimin e shtetasit A. Rr., 41 vjeç, banues në Gramsh.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar 41-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rodhe do të dërgohet në qeli për të përfunduar dënimin.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: