Një i ri është plagosur me armë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55 minuta, ndërsa sipas policisë i plagosuri është 24-vjeçari Arsen Beqiri.
Autori i dyshuar është 22-vjeçari me inicialet E. Sh., i cili është shpallur në kërkim.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.







