AKTUALITET /

EMRI/Ndërron jetë një tjetër i dënuar në burgun e Rrogozhinës, u gjend pa ndjenja në dush

43 vjeçari ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për shitje dhe prodhim kanabisi.

Shkruar nga Versus

EMRI/Ndërron jetë një tjetër i dënuar në burgun e

Erald Helshani, një 43 vjeçar i cili vuante dënimin për drogë në burgun e Rrogozhinës, ka ndërruar jetë sot teksa lahej në dush.

Mësohet se Helshani u gjet pa ndjenja në dush, ndërsa pavarësisht se u transportua në spital, nuk arriti të mbijetonte. 43 vjeçari ishte dënuar me 4 vite dhe 8 muaj burg për prodhim dhe shitje kanabisi. Kanë qenë të burgosurit e tjerë ata të cilët e kanë gjetur të pajetë në dushin e burgut.

Helshani është i dënuari i dytë që vdes sot, pasi më herët, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërroi jetë edhe 64 vjeçari Fotaq Zaharia, i dënuar me 25 vite burg për vepra penale si vrasja, pengmarrja dhe plagosja. Zaharia i njohur si "i forti i Vlorës" ishte i shtruar prej 10 ditësh në QSUT për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Versus.al

Poll