AKTUALITET /

EMRI/ Zgjidhet gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do shqyrtojë ankimimin e Belinda Ballukut

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtarja Miliana Muça.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Zgjidhet gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do
Belinda Balluku

Është caktuar gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, e cila do të shqyrtojë ankimimin e Belinda Ballukut dhe dy vartësve të saj, Erald Elezi e Gentian Gjyli, për heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj tyre me vendim të GJKKO.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtarja Miliana Muça.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça.

 

Poll