AKTUALITET /

Sulmet ndaj gazetarëve, reagon ashpër OSBE: Liria e medias, themel për demokracinë

Në një deklaratë publike, OSBE thekson se janë evidentuar raste frikësimi dhe pengesash ndaj përfaqësuesve të medias, të cilët kanë hasur vështirësi në ushtrimin e detyrës së tyre, përpara, gjatë dhe pas zhvillimit të zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus

Sulmet ndaj gazetarëve, reagon ashpër OSBE: Liria e medias, themel

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar zyrtarisht lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor të 11 majit, duke shprehur shqetësim për situatën në të cilën është vendosur liria e medias në vend.

Në një deklaratë publike, OSBE thekson se janë evidentuar raste frikësimi dhe pengesash ndaj përfaqësuesve të medias, të cilët kanë hasur vështirësi në ushtrimin e detyrës së tyre, përpara, gjatë dhe pas zhvillimit të zgjedhjeve.

“Liria e medias është një gur themeli i çdo demokracie funksionale,” theksohet në reagimin e OSBE-së, duke nënvizuar se roli i gazetarëve në mbikëqyrjen e proceseve demokratike është thelbësor dhe se çdo përpjekje për të ndikuar, frikësuar apo penguar punën e tyre është e papranueshme.

OSBE u bën thirrje autoriteteve shqiptare të garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe të hetojnë me seriozitet çdo incident të raportuar, duke riafirmuar angazhimin e saj për të mbështetur standardet ndërkombëtare të lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri.

Ky reagim vjen në një kohë kur shoqatat e gazetarëve dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur alarmin për rritjen e presionit ndaj mediave, veçanërisht përfushatat dhe proceset zgjedhore. /Versus.al/

Tags:

osbe media

Poll