Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me denoncimin publik se një substancë po shpërndahej nëpër shkollat e Tiranës dhe ishte një çamçakiz në formë droge, që përgjumte fëmijët.
Policia thotë se, një tabletë të tillë e ka gjetur në një shkollë në Yzberisht dhe nga analizat e bëra, nuk rezulton të ketë substanca të ndaluara, por vetëm Vitaminë E.
Policia Tiranë
Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e premte, më datë 25.10.2024, për një substancë në formë tableti, në ngjyrë jeshile, që dyshohet se përgjum fëmijët, ju njoftojmë se:
Në vijim të kontrolleve të ushtuara, në një shkollë në Yzberisht është sekuestruar një tabletë në ngjyrë jeshile dhe nga analizat përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP, është arritur në përfundimin që nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope dhe rezulton të ketë në përbërje vitaminë E.
Pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, strukturat e Policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat.







