AKTUALITET /

FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan në sy të dy fëmijëve të mitur

Krimi i rëndë ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit. Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur, version ky ende i pa verifikuar plotësisht.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan në sy të dy

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në një familje shqiptare në Caserta të Italisë, ku bashkëshorti mbyti gruan e tij.

Eleonora Toci, është 24-vjeçarja që mbeti e vdekur, pasi u mbyt nga Lulzim Toci, 30 vjeç.

FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan në sy të dy
Lulzim Toci

Viktima kishte vetëm një muaj që ishte bashkuar me 30-vjeçarin, i cili punonte në bujqësi në shtetin fqinj, sipas medias së huaj.

Çifti kishte marrë një shtëpi më të madhe në “Via Caravaggio”, për të jetuar me fëmijët e tyre, respektivisht 6 dhe 4 vjeç.

Krimi i rëndë ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit. Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur, version ky ende i pa verifikuar plotësisht.

Fqinjët, nga sa mësojmë, nuk kanë dëgjuar britma apo debat nga çifti.

Lulzimi pas vrasjes doli nga shtëpia dhe shkoi te kunata duke kërkuar ndihmë.

FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan në sy të dy

Gruaja mori në telefon Eleonorën, ku njëri nga fëmijët u përgjigj në anën tjetër duke thënë “babi vrau mamin”.

Në atë moment gruaja lajmëroi policinë. Karabinierët e kompanisë së Maddaloni shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e pajetë. I dyshuari u gjet në gjendje të  rënduar, ndërsa është arrestuar për krimin e rëndë.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: