AKTUALITET /

FOTO/ Në spital mungojnë aparaturat, deputetët indiferentë braktisin Kuvendin kur flitet për shëndetësinë. Qytetarët “me sytë” nga qielli presin shërbimin

Sistemi shëndetësor publik në Shqipëri, vijon të ketë probleme ku më së shumti qytetarët ankohen për mungesë të shërbimeve sic janë pacientët e prekur me tumor të cilët sorollaten për të kryer Brakiterapinë pasi në spital aparatura nuk punon

Shkruar nga Versus

FOTO/ Në spital mungojnë aparaturat, deputetët indiferentë

Teksa diskutimet në Kuvendin e Shqipërisë vijojnë dhe gjatë mbrëmjes, ajo çka vihet re është mungesa e interesit të deputetëve për të dëgjuar ministren e Shëndetësisë Evis Sala që ka raportuar në seancën plenare të pasdites për sistemin shëndetësor në vend.

Sic shihet nga pamjet, në sallë ndodheshin vetëm 15 deputetë të opozitës dhe 7 deputetë të PS e 2 ministra.

Sistemi shëndetësor publik në Shqipëri, vijon të ketë probleme ku më së shumti qytetarët ankohen për mungesë të shërbimeve sic janë pacientët e prekur me tumor të cilët sorollaten për të kryer Brakiterapinë pasi në spital aparatura nuk punon.

Kjo ka bërë që pacientet me tumor gjinekologjik të mbeten pa trajtim.

Indiferenca e të zgjedhurve të popullit është e pashpjegueshme sesi nuk u intereson as fakti që në qendrën më të madhe spitalore në vend, nuk ka Pet-scan.

E ndërsa deputetët e zgjidhin hallin në sektorin privat, qytetarët janë sot të braktisur nga shërbimet dhe institucionet, në kërkim të gjetjes së një zgjidhje që nuk i rrënon ekonomikisht.

Poll