AKTUALITET /

Fshehu pamjet e kamerave për plagosjen e dy ditëve më parë, pranga biznesmenit në Peqin, në kërkim autori

Shkruar nga Versus

Fshehu pamjet e kamerave për plagosjen e dy ditëve më parë,

Elbasan- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dy ditë më parë në Peqin ku një 41 vjeçar me inicialet Sh.C u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia bën me dije se për plagosjen në këmbë të 41 vjeçarit, është shpallur në kërkim 26 vjeçari A.T i cili e ka qëlluar pas një konflikti që kanë pasur për motive të dobëta. Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, u zbulua se një pronar i një biznesi pranë vendngjarjes ka fshehur pamjet filmike të kamerave.

Për pasojë, policia arrestoi 50 vjeçarin S.Ll nën akuzat e moskallëzimit të krimit dhe pengimit në zbulimin e së vërtetës. Ndaj të riut që kreu plagosjen, rëndon akuza e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje. Versus.al

Poll