AKTUALITET /

“Gati të betohemi sipas zakonit”, babai i të dënuarit përjetë për grabitjen dhe vrasjen e adoleshentit: S'ka prova

Babai i 32 vjeçarit të dënuar tha se i biri ka qenë rastësisht me viktimën ditën kur ndodhi ngjarja dhe nuk ka lidhje me krimin e rëndë.

Shkruar nga Versus
“Gati të betohemi sipas zakonit”, babai i të dënuarit
Viktima Mariglen Gjonaj dhe autori i dënuar Kristjan Cenaj

Lezhë- Zhvillime të reja janë përfshirë ngjarjen e ndodhur më 2015-ën kur asokohe 16 vjeçari Mariglen Gjonaj u gjet i vrarë me qëllimin për t’i marrë një orë Rolex.

Së fundmi, babai i të dënuarit me burg përjetë Kristian Cenajt, ka pretenduar se djali i tij nuk është autori i ngjarjes dhe bëri thirrje që drejtësia të gjejë vrasësit e vërtetë. Sipas tij, Kristiani ka qenë krejt rastësisht me viktimën ditën e ngjarjes dhe nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.

Ai ka shtuar më tej se është i gatshëm të betohet sipas zakonit duke deklaruar se ka folur edhe me familjarët e viktimës të cilëve u ka mohuar që djali i tij të ketë pasur lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, Edmond Buna avokati i Kristjan Cenajt thotë se klienti i tij ka qenë rastësisht me viktimën ditën e ngjarjes dhe që në fillim është vënë në dispozicion të policisë dhe organeve të drejtësisë, duke treguar pozicionin e tij në këtë proçedim penal. Sipas tij hetimi i kësaj ngjarje është i cunguar dhe gjithçka lidhet në kuder të dyshimeve pa asnjë prove konkrete që faktojnë përfshirjen e 32-vjeçarit në krimin e rëndë.

Më 10 korrik gjykata e Lezhës e dënoi me burgim të përjetshëm 32 vjeçarin Kristjan Cenajn nën akuzën e vrasjes dhe groposjes së 16 vjeçarit Mariglen Gjonajt në Mamurras me qëllim grabitjen e tij. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: