AKTUALITET /

Genar Topalli dhe Cindy Marina kurorëzojnë dashurinë mes miqve VIP dhe bekimit të Papës

Çifti mori gjithashtu bekimin e Papës, një moment që e bëri edhe më të veçantë këtë ngjarje për ta.

Shkruar nga Versus

Genar Topalli dhe Cindy Marina kurorëzojnë dashurinë mes miqve

Dasmë Mbretërore në Romë!  Një nga çiftet më të përfolur të momentit, Genar Topalli, djali i ish-Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, dhe bukuroshja Cindy Marina, ish-Miss Shqipëria dhe prezantuese, kanë thënë “Po” përgjithmonë në një ceremoni ëndrrash në zemër të Romës!

Në një atmosferë të mbushur me emocione, dashuri dhe elegancë, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre më 13 shtator 2025, në praninë e familjarëve, miqve të afërt dhe të ftuarve nga bota e politikës e medias. Por ajo që e bëri ceremoninë edhe më të jashtëzakonshme ishte bekimi i Papës, një moment rrallë dhe tepër simbolik që e shndërroi martesën e tyre në një kujtim të paharrueshëm dhe të shenjtë.

“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë... Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë”, shkroi Genari në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit emocionet e këtij kapitulli të ri në jetën e tij. Ai publikoi gjithashtu një foto të ëmbël me Cindy-n, nën qiellin e kaltër të Romës, ku dashuria dhe drita dukeshin të kishin bërë aleancë.

Në mesin e të ftuarve VIP nuk munguan figura të njohura nga politika shqiptare, përfshirë Flamur Nokën dhe Argita Malltezin, vajzën e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët ndanë gëzimin dhe i uruan çiftit një jetë plot lumturi.

Ceremonia, elegante dhe intime, u zhvillua në një ambient historik, duke i dhënë një ndjesi filmike çdo detaji – nga dekori klasik italian deri tek momentet romantike të çiftit.

“Sot në Romë, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë,” përfundon mesazhi i ndjerë i Genar Topallit.

 

Poll