AKTUALITET /

Gjendet një 30 vjeçare e huaj e vrarë më thikë në një banesë me qira në Tiranë

Sipas njoftimit të uniformave blu, dyshohet se është shtetase e huaj dhe nga të dhënat paraprake, 30 vjeçarja kishte plagë në trup të shkaktuar me mjet prerës.

Shkruar nga Versus

Gjendet një 30 vjeçare e huaj e vrarë më thikë

Një 30 vjeçare është gjetur e pajetë mesditën e sotme në një banesë të marrë me qira në rrugën 'Gjon Muzaka', në kryeqytet.

Sipas njoftimit të uniformave blu, dyshohet se është shtetase e huaj dhe nga të dhënat paraprake, 30 vjeçarja kishte plagë në trup të shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t'i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: