
Durrës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.12 të qytetit ku një 51 vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.
Mësohet se viktima është goditur me thikë dhe për rrjedhojë ka humbur jetën në vendngjarje. Ka qenë nipi i tij ai i cili e ka gjetur të pajetë Valbon Beqirajn.
Policia ka parë kamerat e sigurisë dhe ka identifikuar autorin. Aktualisht grupi hetimor po punon për kapjen e tij. Versus.al







