
Gjykata Supreme Federale (STF), ka urdhëruar arrestimin me qëllim sigurie të Ervin Mata, 38 vjeç, i njohur si manjati shqiptar që jeton në Brazil, shkruajnë mediat braziliane.
Edhe pse vendimi është marrë më 11 mars, publikimi i tij u bë vetëm më 23 shtator. Çështja trajtohet në mënyrë të fshehtë në STF si një kërkesë për ekstradim por deri tani Mata nuk është arrestuar.
Gjyqtari Alexandre de Moraes me 23 shtator ka lëshuar vendimin ndalimin e tij që sipas tij ndodhet në territorin Brazilian.
Në vendim, Moraes deklaroi: “Duke marrë parasysh që paraburgimi është një kusht për pranueshmërinë e procesit të ekstradimit dhe synon të sigurojë një urdhër të mundshëm dorëzimi në shtetin kërkues, urdhëroj paraburgimin e Ervin Matës, duke urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti, përmbushja e të cilit duhet t'i komunikohet menjëherë kësaj Gjykate Supreme, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të shtetit të interesuar."
Me herët drejtësia shqiptare ka paraqitur një kërkesë në gjykatat braziliane për ekstradimin e biznesmenit.
Sipas Pokurorise së Posacme, Ervin Mata, së bashku me grupin e tij është përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotikë nga Amerika Latinë në Europë.
Sipas SPAK këtij grupi i janë kapur për një periudhë kohorë prej 2 vitesh një sasi prej 931 lëndë narkotikë.
Paratë e fituara nga ka aktiviteti i drogës, grupi në fjalë besohet se i ka investuar në Shqipëri në ndërtim.
Po ashtu për të mos rënë në sy të autoriteteve levizjën e parave e bënin nëpërmjet sistemit Hawala.







