AKTUALITET /

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës dhe Malltezit për masën e sigurisë

Në seancën e mbajtur të martën, Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e tyre, duke i lënë ata në forcë të masave të vendosura më parë.

Shkruar nga Versus

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës dhe Malltezit për

Gjykata e Lartë ka marrë një vendim tjetër për të refuzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me masën e sigurisë të vendosur nga Apeli i Posaçëm më 3 janar.

Në seancën e mbajtur të martën, Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e tyre, duke i lënë ata në forcë të masave të vendosura më parë.

Sali Berisha akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash nga SPAK, lidhur me procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Ndërsa dhëndri i tij Jamabër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim dhe pastrim parash

Pas vendimit të sotëm, masat e sigurisë mbeten të pandryshuara, duke përfshirë "detyrimin për t'u paraqitur" për Berishën dhe "arrest shtëpie" për Malltezin./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: