AKTUALITET /

Gjykata e lë në burg për ngacmimin e një 11-vjeçareje, burri: Nuk e kam prekur, jam i pafajshëm

Shkruar nga Versus

Gjykata e lë në burg për ngacmimin e një

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 68-vjeçarin Iqmet Skënderi. Ky i fundit u arrestua pasditen e së mërkurës në Maliq me akuzën e ngacmimi seksual ndaj një 11-vjeçare.

Gjatë seancës së caktimit të masës së sigurisë, 68 vjeçari nuk ka pranuar asnjë akuzë, duke u shprehur se “nuk e kam bërë, nuk e kam ngacmuar”.

Avokati i 68-vjeçarit e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij.

“Çështja është tepër delikate sepse bëhet fjalë për një fëmijë të mitur. Klienti im nuk pranon asnjë gjë përveç pafajësisë dhe nuk pranon të ketë ngacmuar vajzën e mitur.

U vendos arrestimi i ligjshëm dhe masa e arrestit në burg. Ne kërkuam lirim të menjëhershëm të tij pasi sipas pretendimeve dhe akuzave, nuk provohet asnjë lloj dyshimi i arsyeshëm që ky person të vazhdojë të rrijë në masë sigurimi”, është shprehur avokati Mateo Bali për mediat.

11-vjeçarja ka shkuar para disa ditësh në dyqan për të blerë, ndërsa 68-vjeçari ka qenë i vetëm dhe duke përfituar nga fakti që në dyqan s’ka patur persona të tjerë, e ka tërhequr të miturën duke tentuar ta ulë në prehër.

Sipas deklarimeve të 11-vjeçares, ai e ka prekur dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj saj.

E mitura ka reaguar duke bërtitur dhe është larguar me vrap nga dyqani i abuzuesit. Ajo ka njoftuar menjëherë prindërit të cilët denoncuan në komisariatin e Maliqit ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se nga dëshmia që vajza e mitur ka dhënë në komisariatin e Malqit në prani të nënës së saj, mësohet se 68 vjeçari Iqmet Skënderi, e ka ngacmuar 11 vjeçaren në dyqanin e tij në fshatin Strelcë të bashkisë Maliq.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: