AKTUALITET /

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për pagat e gyqtarëve, pranon pjesërisht kërkesën

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve për pagat e tyre dhe ka deleguar tek Kuvendi detyrën për të bërë ndryshimet ligjore përkatëse. Kërkesa ishte paraqitur nga Unioni dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, ndërsa qeveria ishte kundër.

Shkruar nga Versus

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për pagat e gyqtarëve, pranon

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka shpallur vendimin për çështjen e pagave të gjyqtarëve, duke pranuar pjesërisht kërkesën e tyre dhe duke shfuqizuar disa dispozita të ligjit nr. 33/2023.

Sipas vendimit, Gjykata ka detyruar Kuvendin e Shqipërisë që të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme sipas arsyetimit të vendimit, brenda datës 31 korrik 2026.

Efektet e shfuqizimit hyjnë në fuqi me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se kjo datë.

Në vendimin përfundimtar, që hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare, Gjykata ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesës së gjyqtarëve.

Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1 dhe pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Detyrimin e Kuvendit për të miratuar ndryshimet ligjore të nevojshme brenda afatit të përcaktuar.

Vendimi i arsyetuar pritet të publikohet brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, si dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim përfundimtar vendos një hap të rëndësishëm në zbatimin e të drejtave financiare të gjyqtarëve dhe rolin e Kuvendit në përshtatjen e ligjit me Kushtetutën.

Po çfarë kërkuan në të vërtetë gjyqtarët dhe prokurorët në Kushtetuese?

3 marsin e vitit të kaluar Unioni i Gjyqtarëve kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023 nga mazhoranca, e cila zbatoi përcaktoi se rroga bazë e magjistratëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit, pra 153.000 lekë. Më herët referenca mbi të cilën llogaritej rroga ishte 132,100, aq sa ishte paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri. Pra me ndryshimin e ligjit nga qeveria rritja ishte me mbi 20 mijë lekë të reja.

Por kjo rritje u konsiderua si ulje nga ana e gjyqtarëve. Kjo për shkak se në të njëjtën kohë, qeveria rriti pagat për administratën publike. Dhe paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri u rrit në 231 mijë lekë të reja. Pra gjyqtarët thonë se ndryshimi i referencës së pagës së tyre nga ajo e drejtorit të departamentit në Kryeministri te ajo sa 36% e pagës së Presidentit, ua ka ulur pagën se nëse s’do bëhej ky ndryshim ajo do të ishte 78 mijë më e lartë.Për këtë arsye gjyqtarët kërkojnë nga Kushtetuesja ose rikthim në referencën e parë ose një përcaktim sa 54.3% e pagës së Presidentit plus pasqyrim të  çdo rritje rrogash në tërësi.

Por rritje 78 mijë lekë të reja në fakt do të ishte vetëm në pagën e referencës sepse në realitet rritja do të ishte shumë më e madhe. Duke pasur parasysh formulën e llogaritjesh së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas ligjit, rritja shkon nga 1800 euro për magjistratët e shkallës së parë, deri në 3000 euro plus për Apelin e GKKO dhe SPAK.Versus.al

Poll