AKTUALITET /

Gjykata lë në burg të moshuarin që plagosi me çifte djalin

Akuza ka kërkuar “arrest me burg” për të moshuarin, masë e cila është pranuar nga gjykata ndërkohë që mësohet se avokati mbrojtës edhe për shkak të moshës së Shkullakut, ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Shkruar nga Versus

Gjykata lë në burg të moshuarin që plagosi me çifte

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 83 vjecarin Agim Shkullaku, i akuzuar për “plagosje të rëndë me dashje”.

83-vjeçari nga fshati Stropckë vetëm pak ditë më parë pas një sherri që ka patur me djalin e tij Përparim Shkullaku, 47 vjeç ka qëlluar dy herë me çifte në gjoks ndaj tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

Akuza ka kërkuar “arrest me burg” për të moshuarin, masë e cila është pranuar nga gjykata ndërkohë që mësohet se avokati mbrojtës edhe për shkak të moshës së Shkullakut, ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në kryeqytet por jashtë rrezikut për jetën.