AKTUALITET /

"Partizani", Gjokutaj kërkon përjashtimin e trupës gjykuese: Monitorohen nga SPAK! Gjyqi shtyhet për në shtator

Seanca e radhës për "Partizanin" do të mbahet më 15 shtator në orën 10:30.

Shkruar nga Versus
"Partizani", Gjokutaj kërkon përjashtimin e trupës
Sali Berisha, gjyqtarja Elsa Ulliri

Gjykata e Posaçme vendosi të vijojë seancën me prokurën e Berishës për t’u përfaqësuar nga avokatët e tij dhe po të njëjtën kërkesë të biznesmenit Fatmir Bektashi. Zëvendës kryetari i gjykatës ka vendosur mospranimin e kërkesës së bërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri për tërheqje nga çështja.

Kështu që Ulliri është kryesuese e trupit gjykues ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi anëtarë. Më herët gjyqtarja kishte kërkuar dorëheqjen me arsyetimin se ishte në kushte papajtueshmërie pasi ka kushërirë një deputete aktuale të PD, Andia Ullirin.

Ndërkohë edhe avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka dorëzuar një kërkesë paraprake për përjashtimin e trupës gjykuese. Ai kërkoi gjykimin e dosjes nga një gjykatë e paanshme.

"Gjyqtarët e GJKKO jaën të monitoruar dhe vëzhguar nga SPAK dhe BKH, kjo mbikqyrje e gjyjatës nga një palë në proces shkel parimin e një gjykate të pavarur”- thuhet në argumentin e mbrojtjes së Berishës. Versus.al

Poll