Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë u shënua nga ambientet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ku u dhunua fizikisht drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve Fatmir Meta.
Autori i ngjarjes, është Klesti Çela, i cili mbante edhe postin e Drejtorit të Mjedisit. Po ashtu mësohet se është kunati i biznesmenit të shpallur në kërkim Ergys Agasi i cili kishte ngritur grup kriminal tek AKSHI.
Policia njofton se ka shpallur në kërkim Çelën së bashku me 3 persona të tjerë të cilët përveçse e dhunuan fizikisht Metën, e goditën edhe me qytën e pistoletës brenda zyrës së tij. Versus.al

