
Policia ka arrestuar 22 vjeçarin Elez Hysa si një prej autorëve të grabitjes së ndodhur në Kamëz më 16 maj. Një tjetër person është ende në kërkim për ngjarjen. Ndaj 22 vjeçarit me banim në Krujë rëndon vepra penale e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.
Sipas detajeve të zbuluara më herët nga policia, shuma e bizhuterive të grabitura, kapte vlerën e 7 milionë lekëve. Gjithashtu pati edhe dëme materiale nga thyerja e xhamave me tytën e automatikut.
Shitësja e argjendarisë tha se nuk u përball me autorët pasi ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit në momentin që ata kishin hyrë. Versus.al

